×
  • Lajme
  • Botë

    Zjarr në një minierë ari, vdesin 6 minatorë

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 8:06

    Të paktën 6 minatorë e kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në një minierë ari në provincën kineze Shandong.


    Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, zjarri shpërtheu në mëngjes gjatë kontrollit të pajisjeve në minierën e arit Saociava pranë qytetit Caoyuen.

    Si pasojë humbën jetën 6 nga 10 minatorët të cilët mbetën të bllokuar në minierë ndërsa 4 të tjerë u shtrinë në spital.

    Gjatë shpërthimit që më 11 janar ndodhi në minierën në qytetin Yentai humbën jetën 10 minatorë ndërsa minatorët pothuajse dy javë mbetën të bllokuar në minierë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!