×
  • Lajme
  • Botë

    Zuri qindra njerëz nën rrënoja, publikohen pamjet tronditëse pak minuta para shembjes së ndërtesës në ShBA

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 19:48

    16 viktima dhe 147 të zhdukur është bilanci i shembjes së godinës në Florida të SHBA-së pak ditë më parë, teksa inxhinierët nuk përjashtojnë faktin që katastrofa të ketë ndodhur për shkak të një çarjeje të krijuar në pishinën e ndërtesës.


    Mediat kanë publikuar pamje pak minuta përpara shembjes së godinës 12 katëshe, teksa operacionet për nxjerrjen e trupave ende vazhdojnë.

    Një përdoruese e TikTok arriti që të regjistronte pamjet pak para ngjarjes tragjike në 01:18 të mëngjesit të 24 qershorit. Në pamje duket uji që rrjedh në hyrje të godinës.

    Vetëm shtatë minuta më vonë, u raportua se ndërtesa ishte rrafshuar, ndërsa qindra njerëz janë nën rrënoja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!