×
  • Lajme
  • Lajme

    Britani e Madhe: 24 vjeçari shqiptar kapet me drogë në vlerë prej 1.5 milion eurosh

    Reporteri
    11 Maj 2022 | 16:53

    Një 24 vjeçar shqiptar ishte arrestuar në Britani të Madhe më 7 maj.

    Ai ishte kapur me një sasi të drogës që kapte vlerën e 1.5 milion eurove.

    Klevist Shehaj, u përball me akuzën e trafikimit të kanabisit dhe kokainës.

    Siç raporton Abcnews.al policia ra në gjurmë të tij pas një hetimi të gjatë.

    Shqiptari mësohet se u kap me 39 mijë e 750 euro të fshehura në makinën e tij.

    Më pas gjatë një kontrolli atij iu gjetën një sasi kanabisi me vlerë prej mbi 1 milionë eurosh dhe kokainë në vlerë prej 420 mijë eurosh, përcjell Klankosova.tv.

    Atij nuk iu pranua lirimi me kusht, dhe gjyqtari vendosi ta linte në paraburgim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!