Bugajski i reagon Blinken-it: Mbështetja e SHBA-së për Vuçiqin po destabilizon rajonin

Janusz Bugajski, njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka reaguar ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili dënoi ashpër aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Bugajski “refuzimin” e SHBA-së për të “njohur” kryetarët e ri të komunave në veri e ka krahasuar me refuzimin e Trump-it për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA.

“Është ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit”.

Ai thotë se mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin.

Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane”, shkroi Bugajski në Twitter.

Blinken i prerë me Kurtin: Ndalo këto masa të dhunshme dhe ripërqendrohu në dialog