Një burrë nga Ferizaji gjatë ditës së djeshme ka ushtruar dhunë mbi gruan e tij duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, shkruan Reporteri.net.
Policia ka njoftuar se pas arritjes në vendin e ngjarjes te i dyshuari është gjetur konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte ushtruar dhunë dhe kanosë bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. Te i dyshuari është gjete dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishek, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.