×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyçi i kundërpërgjigjet Abazit pasi akuzoi PDK-në: Ti je zhvatës i fondeve

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 8:39

    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Haki Abazi nga Vetëvendosje i cili duke kritikuar LDK-në për përçarje të koalicionit, ka përmendur edhe PDK-në.


    Bytyçi nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në Facebook, e ka akuzuar Abazin si zhvatës të fondeve të shoqërisë civile ndërsa e ka porositur që mos t përmend PDK-në në përplasjet që VV i ka me partnerin e saj, LDK.

    Deklarata e plotë e zëdhënësit të PDK-së Avni Bytyçi:

    Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë luftën e ndytë që kanë filluar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mu në kohen e pandemisë, e paska përmend edhe Partinë Demokratike të Kosovës.

    Është mirë që ky përfitues e keq-përdorues i fondeve të dedikuara për shoqërinë civile të mos na ngatërroj në krizën politike që e kanë filluar me LDK-në.

    Partia Demokratike e Kosovës, refuzon me përbuzje çfarëdo pjesëmarrje në krizën Tuaj politike me LDK-në.

    Fokusi ynë i vetëm në këto rrethana, është te qytetari i Kosovës dhe ekonomia e vendit që janë duke u ballafaquar me pandeminë e virusit covid-19.

    Jeni thjeshtë të neveritshëm, ju nuk e meritoni asnjë moment të qëndroni në krye të institucioneve. Kjo qeveri ka ra, për fat të keq në rrethanat më të këqija, por PDK do të vazhdoj të qëndroj me qytetarin. Në opozitë edhe pas rënies së kësaj qeverie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!