Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD), ka thënë se veçse kanë nisur problemet e para me votimin jashtë vendit, para fillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit.
Përmes një postimi në Facebook, Cakolli ka shkruar se gjatë ditës së sotme (28 gusht), është dashur të publikohej lista e qendrave të votimit jashtë vendimit, raporton Reporteri.net.
“Ende pa filluar mirë, veçse kanë nisur problemet e para me votimin jashtë vendit. Ndonëse sot është dashur që të publikohet lista e qendrave të votimit jashtë vendit – në mënyrë që votuesit të mund të regjistrohen – kjo nuk do të ndodhë. Kjo është 1) teknikisht e pamundur – meqë i bie që në 12 orë të votimit, brenda secilit minut të votojnë 11 qytetarë; 2) në kundërshtim me ligjin – sepse numri maksimal i votuesve për vendvotim është 750 votues; dhe 3) tendencë për pengim të procesit, e mbase edhe për krijim të përshtypjes se po tentohet pengimi i votimit të diasporës”, thuhet në postimin e Cakollit.
Tutje, ai ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme, jashtë çdo standardi të votimit, ka propozuar që si qendra të votimit të hapen gjithsej 35 përfaqësi diplomatike me rreth 45 vendvotime.
/Reporteri.net/.