×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çele gurin gojën”, asnjë fjalë nga krerët e shtetit për arrestimet në OVL të UÇK-së

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 17:42

    Hetuesit e Gjykatës Speciale kanë arrestuar sot dy prej krerëve të Organizatës së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë arrestuar nga hetuesit e kësaj gjykate, shkruan Reporteri.net.


    Por vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas këtyre zhvillimeve.

    Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Abdullah Hoti,kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e krerët e partive të tjera politike nuk kanë thënë asnjë fjalë të vetme lidhur me arrestimet dhe bastisjen e zyrave të OVL-së së UÇK-së.

    Para mesditës fprca të shumta të Policisë së EULEX-it, janë futur në zyrat e kësaj organizate. Fillimisht nuk dihej pse po ndodhë i tërë ky aksion.

    Vetëm pak më vonë është arrestuar dhe dërguar për në Hagë, kryetari i OVL-së së UÇK-së Hysni Gucati.

    Pas disa orëve derisa po hynte në një emision në T7 është arrestuar edhe nënkryetari Nasim Haradinaj.

    Vetëm Ramush Haradinaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në OVL-UÇK. Haradinaj ka përsëritur edhe një herë si sipas tij publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka apeluar te organet e te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve derisa ka thënë se asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë.

    “E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit.
    Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë.
    Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë.

    Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.

    Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive. Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë!”, ka shkruar Haradinaj.

    Hetuesit e Speciales janë parë të hyjnë e dalin me pako në të cilat supozohet se kanë marrë dosjet e Gjykatës Speciale që janë dërguar nga persona të panjohur në zyrat e organizatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!