×
  • Lajme
  • Lajme

    Certifikohet lista e votuesve, mbi 90 mijë votues më shumë në këto zgjedhje lokale

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 17:12

    KQZ ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve të zgjedhjeve komunale të këtij viti.


    Në zgjedhjet e 17 tetorit do të jenë 1,885,448 qytetarë me të drejtë vote.

    Sipas asaj që tha në mbledhjen e KQZ-së, janë 90,586 votues më shumë se në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

    Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 883, me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

    Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale me 17 tetor do të jetë 41,012 votues.

    Nga lista e votuesve janë larguar 18,252 persona që konsiderohen të vdekur.

    Ndërsa nga lista e votuesve po ashtu janë larguar 1,158 qytetarë që kanë hequr dorë nga shtetësia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!