×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë kërkoi policia në MPJD sot, oficerë civilë e në uniformë qëndruan disa orë në ndërtesë

    Reporteri
    15 Mars 2023 | 20:08

    Në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) janë parë vetura të patrullës së Policisë së Kosovës që ishin në përcjellje me zyrtarë policor në civil të mërkurën paradite.

    Metro ka mësuar që të mërkurën rreth orës 09:30 dy patrulla të policisë dhe një civile kanë qëndruar për disa orë në ndërtesën e MPJD, shkruan Gazeta Metro.

    Numri i zyrtarëve policor ka qenë aq i konsiderueshëm sa është vërejtur edhe tension në kabinet, siç përflitet.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është raportuar për çështje të konsideruara si më së paku kontroverse së paku. Ka raporte për tenderë me parregullsi në blerje veturash në ambasadën e Kroacisë vitin e kaluar, kjo pa përmendur skandalin e shumëpërfolur të vet ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

    Tjera çështje janë theksuar shkarkimi i ish diplomatëve kosovarë vitin e kaluar, që ka vazhduar edhe këtë vit poashtu, me arsyetime që konsiderohen në publik më shumë si spastrim. Të jashtëligjshëm e kishte konsideruar edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbyesve Civil përjashtimin e zyrtarëve vitin e kaluar. Angazhimi i diplomatëve të ri që është konsideruar si konkurs i jashtëligjshëm edhe nga partitë opozitare.

    Dy incidente të habitshme kanë ndodhur vitin e kaluar ku u janë thyer zyrat dy zyrtarëve brenda MPJD’së, me arsyetime publike të habitshme poashtu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!