×
  • Lajme
  • Lajme / Trupat serbe afër kufirit

    Çitaku: Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n

    Reporteri
    30 Shtator 2023 | 18:22

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas shqetësimeve të mëdha për një grumbullim forcash serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

    Çitaku, e cila shkroi se “Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n”, dhe këtë e ka përjetuar në vitin 1999.

    “Serbia e ka humbur luftën me Kosovën në vitin 1999.

    Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n.

    Përderisa Serbia dëshprimisht dhe pasukseshëm po mundohet t’i rikthejë betejat e humbura në të kaluarën, ne si Kosovë duhet të përqëndrohemi në sfidat e vitit 2023.

    Konsolidimin e shtetësisë, fuqizimin e aleancave me SHBA dhe BE, Partneritetin për Paqe me NATO, mbrojtjen e minoriteteve”, shkroi Çitaku.

    Serbia kishte dislokuar trupat ushtarake në Vranjë, afër kufirit me Kosovën, pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit të dielën, ku mbeten të vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe tre terroristë.

    Gjatë ditës së djeshme, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Serbisë t’i tërheqë trupat nga kufiri, duke e quajtur zhvendosjen e tyre “zhvillim shumë destabilizues”.

    Ndërsa, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier,  ka përsëritur edhe sot se ShBA-ja është e shqetësuar me dërgimin e trupave nga ana e Serbisë në kufirin me Kosovën.

    Këtë kërkesë sot e bëri edhe Bashkimi Evropian.

    Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

    Shefi i diplomacisë së BE-së tha për disa media ndërkombëtare se blloku është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët e vet për gjendjen e tanishme veri të Kosovës, ku sasia e armatimit të gjetur nga Policia e Kosovës “është shumë serioze”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!