×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka e nxiti djalin ta vrasë nënën e tij? Flasin qytetarët në Pejë

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 20:41
    Pamje nga vendi i ngjarjes

    Janë zbuluar detaje të reja në vrasjen makabër që ndodhi të premtën pasdite në lagjen Kapishnicë të Pejës, ku dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij.

    Aktualisht, në vendin e ngjarjes nuk ka ndonjë zyrtar policor apo të forenzikës, raporton T7, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Janë larguar Policia e Kosovës. Nuk ka as ekipe të Forenzikës. Nuk ka asnjë person zyrtar këtu. Policia e Kosovës ka thënë se ka mbledhur të gjiha materialet lidhur me rastin, por ende s’mund të dalin me një qëndrim”.

    Ndërkaq qytetarët kanë dhënë informacione të pakonfirmuara lidhur me motivin e vrasjes.

    Prokurorja e rastit në Pejë: Janë mbledhë të gjitha provat, i dyshuari s’ka qenë në gjendje të deklarohet

    Sipas tyre, vrasja mund të lidhet me ndarjen e të dyshuarit nga gruaja e tij, për të cilën gjë ai e kishe akuzuar të ëmën.

    I dyshuari thuhet se jetonte jashtë shtetit dhe ishte kthyer së fundmi.

    Banorët po ashtu kanë thënë që ai ishte përdorues i narkotikëve dhe ishte i divorcuar dy herë.

    “Qytetarët kanë dhënë informacione thonë se djali kishte qenë jashtë shtetit për disa muaj dhe ka pak kohë që është kthyer në Pejë. Dyshimet e para janë që ka të bëjë me një lidhje martesore që djali kishte me një vajzë. Ai ka akuzuar nënën e tij, që ajo ishte shkaktare që ai është ndarë me gruan e tij. Banorët kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte dy herë i martuar”, ka raportuar T7.

    Vrasja makabër në Pejë, djali dyshohet se i preu kokën nënës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!