×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka ndodh sot në Kosovë

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 7:26

    Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, 11 tetor 2021

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për të bërë pranimin e automjetit për vaksinim nga Ministria e Shëndetësisë. (Ora 09:00)

    Mbahet Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor në Podgoricë. (Ora 09:00, https://bit.ly/WBDS_YouTube)

    Komisioni për Legjislacion mban dëgjim publik për Projektligjin për Gjykatën Komerciale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

    Mbahet takimi virtual i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (KPK, ora 10:00)

    Ushtruesja e detyrës e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku do të vizitojë Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Ora 10:30)

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

    Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)

    Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:30)

    Konferenca për media e Kombëtares së Gjeorgjisë (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

    Stërvitja e Kombëtares së Gjeorgjisë (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!