×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiç: “Nuk devijojmë nga parimet e 2013 – S’ka njohje as formale as joformale të Kosovës”

    Reporteri
    13 Shtator 2022 | 15:23

    Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të vazhdohet dialogu me Prishtinën, ka thënë Kryetari i Partisë Socialiste Serbe, Ivica Daçiç, në seancën parlamentare të thirrur për të diskutuar dhe raportuar për dialogun Kosovë-Serbi, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Pa dialog do të mbetej vetëm lufta, tha Daçiç. “Por, se në atë luftë nuk e di kush do të merrte pjesë”, u shpreh ai, raportuan mediat serbe.

    Daçiç tha se është “absolutisht i sigurtë” në politikat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për të cilin tha se “nuk do të devijojë nga parimet e 2013’ës, që të mos ketë as njohje formale e as joformale të pavarësisë së Kosovës”.

    “Kjo çështje nuk konsiderohet”, u shpreh Ivica Daçiç për një eventualitet të njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi.

    Duke iu përgjigjur komenteve se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvendoset prej BE-së në OKB, Daçiç tha se “disa gjëra nuk mund të kthehen mbrapa”.

    “Shumë vende perëndimore dëshirojnë të zhbëjnë prezencën e OKB-së, KFOR-it dhe UNMIK-ut, por njëjtë siç nuk mund të kthehemi mbrapa ne, as ata nuk mund të zhbëjnë Rezolutën 12/44, sepse nuk kanë shumicë”, tha ai.

    “Beteja po vazhdon dhe jam i sigurtë se do të jetë mençur dhe taktike, dhe për këtë është mirë t’i bëjmë këto biseda”, tha ai në Parlamentin e Serbisë./Reporteri.net/.

    Vuçiç, opozitës: “Mund të keni dëshira të mëdha për Kosovën, por mundësitë i kemi të pakëta”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!