×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Serbia e gatshme për dialog, por jo edhe për njohjen e Kosovës

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 12:33

    Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq  ka folur për Samitin e Parisit që pritet të mbahet më një korrik. Ky Samit ashtu si edhe ai i Berlinit do të organizohet kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.


    Daçiq thotë se nuk pret të shënohet ndonjë progres në marrëdhëniet Kosovës-Serbi në këtë Samit. Ai po ashtu dërgoi porosi se pavarësisht presioneve të mund t’i bëhen Serbisë, njohja e Kosovës nuk do të ndodhë, transmeton Reporteri.net.

    Daçiq për Tanjug u shpreh se Serbia është mësuar me presione por se sipas tij njohja e Kosovës nuk do të pranohet nga Presidenti Vuçiq dhe as nga Qeveria aktuale serbe.

    Duke komentuar vendimin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë çdo zyrtari të Serbisë që mohon krimet e luftës në Kosovë, Daçiq u sërish përsëriti deklaratat e tij që kishte bërë disa ditë më parë se masakra e Reçakut ishte e fabrikuar.

    “Në vend që ata të gjykohen, tani duan të padisin serbët për krime të dyshuara kundër shqiptarëve”, u shpreh Daçiq. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!