Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka pohuar në mbledhjen e zhvilluar sot se Prokuroria Speciale është duke bërë hetime për disa vota nga diaspora.
Ajo ka thënë se nuk mund të dalë me një njoftim rreth kësaj, përderisa Prokuroria nuk flet lidhur me këtë çështje.
“Prokuroria Speciale ka bërë një hetim për disa vota nga diaspora, dhe përderisa prokuroria nuk del me një njoftim, as unë nuk mund të bëjë njoftim sepse nuk mund të përzihem në hetimet që janë duke u bërë”, ka thënë Daka.
Ajo shtoi se nuk ka të drejtë të përzihet në punët e Prokurorisë.
Mbledhja e KQZ-së ka përfunduar pak më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.