×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamje me VIDEO të grabitjes me armë të furgonit në magjistralen Gjilan-Prishtinë

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 17:12

    Disa persona kanë shtënë me armë drejt një kombi të një kompanie që transportonte para, duke tentuar që të grabisin paratë.

    Rasti ka ndodhur në fshatin Parallovë, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

    “Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi I një kompanie, I cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ende nuk dihet nëse të dyshuarit ia kanë arritur qëllimit.

    Policia e Kosovës dhe njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!