×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet e arrestimit të Liridon Rexhepit në Samboll, Turqia e akuzon si bashkëpunëtor të Mossadit

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 12:19

    Inteligjenca turke (MIT), ka arrestuar shtetasin kosovar, Liridon Rexhepi nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad.

    Arrestimi i tij është realizuar nga inteligjenca turke në kuadër të një operacioni të fshehtë, siç u raportua në mediat atje.

    Sipas mediave turke Organizata Kombëtare e Inteligjencës përcaktoi se Rexhepi ishte personi që menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD në Turqi. Janë publikuar edhe pamjet e momentit të arrestimit të tij.

    Për rastin janë informuar institucionet përkatëse të Kosovës. Këtë e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo në një konferencë për media tha se institucionet turke i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë pyetje në lidhje me këtë rast, për çka tha se do të dalin me detaje më vonë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Në të kaluarën e dini rastin e dëbimeve të qytetarëve turq që kanë banuar në Kosovë, e dini problemin që ka ekzistuat, por në përgjithësi bashkëpunimi juridik me Turqinë është i shkëlqyer, Në këtë drejtim na kanë dërguar edhe pyetje me shkrim për rastin në fjalë. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit kam, kërkoj që sapo të mbyllet konferenca do të ju përgjigjemi për çështjet që mund të bëhen publike”, tha Haxhiu.

    Sipas raportimeve, Lirdon Rexhepi u transferonte para agjentëve në terren në Turqi, të cilët kryenin xhirime me dron, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbullonin informacione për fushën siriane, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!