×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin rezultatet për tre pacientët kosovarë që dyshoheshin me koronavirus

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 19:39

    Ka rezultuar negativ testi i analizave laboratorike rreth dyshimeve se tre pacientë kosovarë janë prekur nga koronavirusi, shkruan Reporteri.net.


    Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B.
    Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të të tre pacientëve.

    Testet kanë rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 as me Influencë A dhe B, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se në mbledhjen e mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë me institucionet relevante në nivel qeveritar, Ministri i Shëndetësisë sot vendosi të themelojë Komitetin Drejtues për menaxhimin e situatës emergjente me COVID-19, organ i paraparë me Planin
    e Gatishmërisë dhe Përgjigjes. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë në:

    • Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në
    sistemin e mbikëqyrjes së rasteve.
    • Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe përcjelljen e
    dinamikës së sëmundjes;

    • Konfirmimin laboratorik të rasteve të raportuara;
    • Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të epidemisë;

    Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare po përcjellin me vëmendje
    situatën epidemiologjike me Koronavirus në pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin
    ndërkombëtar “Adem Jashari”.
    Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse
    kanë vazhduar me masat për parandalimin e virusit në institucionet arsimore të
    Kosovës që konsistojnë në:
    • Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit shëndetësor,
    posterëve dhe lifleteve.
    • Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive p֝ër koronaviruson COVID-
    19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me përkrahje të specialistëve të shëndetësisë publike të IKSHPK.
    • Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimi të IKSHPK që në të gjitha
    institucionet shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve
    dhe nyjeve sanitare.

    Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së
    Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e
    Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.
    IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur
    rekomandimet:
    • Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute
    të frymëmarrjes!
    • Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
    • Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga
    infeksionet respiratore!
    • Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e
    sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
    • Lani duart porsa hyni në shtëpi!
    • Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
    • Lani duart pas përdorimit të tualetit!
    • Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas
    kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e
    tyre!
    • Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
    3• Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
    • Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë,
    me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat
    e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
    • Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë
    ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë
    vendit!
    • Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të
    parandalohet përhapja e sëmundjes!
    • Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
    • Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
    • Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin
    publik të përdorin maska!
    • Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!
    • Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë apo zona të prekura
    nga COVID-19 brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose
    vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë
    mjekësore!
    • Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen
    praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale,
    veçanërisht në shërbimet e urgjencës!
    • IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës ose
    zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!
    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 shkurt 2020, janë raportuar gjithsej
    80 377 raste me COVID-19 dhe gjithsej 2 707 raste të vdekjes, derisa në Evropë, janë
    raportuar 276 raste me COVID-19 dhe 7 raste të vdekjes.
    Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në
    Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në
    kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!