×
  • Lajme
  • Lajme

    Dallimet gjinore në Pediatri, baballarët mbesin jashtë, reagojnë nënat

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 20:13

    Kujdestaria për fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë, vetëm për nënat.


    Po presin me orë të tëra që të marrin ndonjë informacion për gjendjen e fëmijëve të tyre, që i kanë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Por, kjo po u pamundësohet këtyre prindërve.

    Dallimet gjinore, në lidhje me kujdestaritë brenda klinikës kanë bërë që baballarët të mbesin jashtë.

    Edhe pse kjo gjë nuk është e rregulluar me ligj, kjo ndarje gjinore për kujdestari po praktikohet tash e sa vite.

    Vizitat të cilat ju lejohen gjinisë mashkullore në Pediatri, janë shumë të shkurtra.

    Kurse natën atyre nuk i’u lejohet hyrja fare.

    E përjashtime nuk bëjnë as në raste kur nënat nuk janë të pranishme, pasi që baballarëve iu kërkohet të thërrasin dikë të gjinisë femërore.

    E këtij vendimi duket se i ka paraprirë ndonjë përvojë e hidhur, e shkaktuar nga vetë baballarët e fëmijëve.

    Por, vetë nënat duken se janë ato që nuk po pajtohen me këtë vendim.

    E ato nëna të cilat i kanë fëmijët të diagnostikuar me sëmundje më të rënda, tregojnë se prezenca e të dy prindëve shumë e nevojshme.

    Në lidhje më këtë ndarje gjinore, ka reaguar edhe sociologu Ardian Gola, nisur nga një përvojë personale që kishte pasur në Pediatri.

    E si Gola, mendojnë edhe shumë të tjerë të cilët përmes komenteve kanë përkrahur ankesën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!