Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar kryeministrit Albin Kurti për mënyrën se si po e menaxhon gjendjen me virusin Covid-19.
Ai e ka quajtur Kurtin populisti antikushtetues pas vendimit për kufizimin e qarkullimit.
Postimi i tij:
POPULISTI ANTIKUSHTETUES
Para rreth një jave, Albin Kurti shkarkoi ministrin Veliu, për t’iu hedhur hi syve qytetarëve kinse Qeveria Kurti nuk u shkarkua nga Amerika për shkak të prishjeve të marrdhënieve me ta, por nga LDK-ja.
Tha se Veliun e shkarkoi sepse ky i fundit ishte për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës me COVID-19. Sipas Kurtit, situata ishte nën kontroll dhe nuk kishte nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Sonte, anipse nuk ka ndryshime drastike që e kanë ndryshuar gjendjen prej asaj dite, Kurti ka marrë vendim ANTIKUSHTETUES për ta ndaluar lëvizjen e qytetarëve. Neni 56 i Kushtetutës së Kosovës e parasheh shumë qartë se të drejtat që garantohen me kushtetutë mund të shmangen VETËM pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
As kësaj here Kurti nuk i ndërmorri këto masa për shkak se beson që gjendja është njëmend e jashtëzakonshme. Përkundrazi, për të mos e humbur pushtetin, ai po tenton të krijojë gjendje të jashtëzakonshme. Kurti po tenton ta vjedhë modelin e Orban-it në Hungari, pra të qeverisë me vendin, por pa Kuvendin.
Sikur Kurti të mos e kishte hallin tek pushteti i tij personal, dhe të besonte që njëmend duhet të ndalohet lëvizja e qytetarëve, atëherë ai do të duhej që të kërkonte shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Por këtë nuk e bëri, sepse për të më e rëndësishme është lufta e tij me Thacin dhe pushteti i tij personal, sesa shëndeti i qytetarëve. Prandaj ky vendim antikushtetues, nuk duhet respektuar nga qytetarët e vendit.
Shfrytëzimi i kësaj situate ku fokusi i secilit do të duhej të ishte tek luftimi i virusit, për të marrë vendime antikushtetuese vetëm e vetëm për ta ruajtur pushtetin, është shumë i pamoralshëm dhe nuk do të kaloj lehtë e pa u vërejtur.
P.s. Mendoj që përshkallëzimi i masave pa kurrfarë analize apo plani, do t’i sjellë vendit dëme të paparashikueshme, si në shëndetësi, ashtu edhe në ekonomi.
https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/3067429886612225?__xts__%5B0%5D=68.ARB3-xdpZMt8BNUr0CvVK159j8KHowwHB-cm1NLXYK3NHbM9A8P0JPIZDUnOwTv8dyUQxbPXxSm9QMcGV4-Pn4ToQn-ZHyK-5ThzQ-LAxpGupObkf9cCC1RKzCAZBuQdcOpd16JHD_4HGkEtAWSKcXGIlbzdYmDjyS8d0xsg3JJckiN1e62YxpZ1A97Ll0Dh4jbQTqJLx__PueWTR5e3QO0Fvcqxt9mD4M4XR42TzPrZU_FvAQKyodqI7bdqkofS_pIhLXLPYTa5dUmDqfKtVs3wd18I-kJ2GLUFNB_ORbZcS3yeBP8r9618kg9H_rV4l_ws9OB7q4FnkbJ5fB-6SVnO&__tn__=-R