Pas vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani, dje derisa po qëndronte në karantinë në Konvikte, ku kërceu nga kati i katërt, po vazhdojnë kërkesat për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së thotë se Vitia duhet të dorëhiqet sepse kjo i ndihmon hetimet dhe se ka shkelur kushtetutën me paramendim kur shpalli masat për paranaldimit e coronavirusit, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Molliqajt:
Dorëheqja është përgjegjësi politike
Varësisht nga pozita ekonomike, vendndodhja gjeografike apo regjjmi politik nën të cilin jeton, ashtu i përjeton edhe pasojat e virusit.
Ka politike edhe në kohë pandemie. Mirë do ishte që atë ta shkëpusim nga instrumentalizimi, por kurrsesi t’i sheshojmë dallimet e kontradiktat. Askush nuk duhet të bëjë me gisht mbi fajësinë apo vargun e kauzalitetit deri tek ngjarja. Por, përgjegjësi politike duhet kërkuar.
Dorëheqje tash!
Dorëheqje sepse kjo i ndihmon hetimet;
Dorëheqje sepse karantina ka shërbyer për përndjekje politike;
Dorëheqje sepse njerëzit nuk ishin të barabartë para karantinës, kurse karantina është e paligjshme;
Dorëheqje sepse ministri Vitia e ka shkelur kushtetutën me paramendim kur shpalli masat. Midis Kushtetutës dhe shefit, e zgjodhi shefin;
Dorëheqje sepse ngjarja ndodhi nën mbikeqyrjen e shtetit.
https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/3163802626974950?__xts__%5B0%5D=68.ARDADeWgmUzfuKuAScjc_Ums7Rj3_RbWQdYIleaC8WzXnx3KUau9mxmVE7IgXQwGCY-IJmnm0YeXe3xT_Meu1KAMFDSnc9fL9An6_G0XEXVvJlVJtDfl9a_-jbuWgW2xcanJZT0BGsb1Bup0O01jlg3qzgknbFEOHMaQx5irWbng2qBXAgjzzE6mVTcxG9mWWqNQZl25p_-TSfonL0gRZNfNHIFxSZcMVGoQxkz2Yp7FQN4DsGnWwGKU94-Uu1h0W5SjEUfbwhbA_uXd5kIXEjpo2AEPNc3c_CIzkaIf8WAxCLzRWLV2_aiONeVWuonFF06DoSptYEld46j8fKxv_dPXRIrP5CQBWvK7UfUxRk_Z8JJWRUGQkQ&__tn__=-R