×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj komenton fustanin e vajzës së Kurtit që u tha se kushtoi 490 dollarë

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 23:31

    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar fustanin e vajzës së Kurtit të cilin e kishte veshur ne festivalin në Francë.


    Molliqaj në Pressing të T7 ka thënë se nuk është e rëndësishme nëse fustani ështe blerë apo i është falur.

    Sipas tij, e rëndësishme është që vajza e Kurtit e kishte veshur atë fustan.

    “Nuk është problemi a e ka blerë a nuk ka blerë fustanin. Puna është a e vesh, stili i jetës. Problemi është më i thellë se kaq. Nuk ëshë e vërtetë kjo. Ky është një mashtrim global. Udhëheqësitë e shteteve të ndryshme veshin tesha tradicionale”, ka thënë Molliqaj.

    Ai shtoi se bindjet nuk t’i lejojnë disa gjëra e sipas tij Kurti i ka bindjet e gabuara.

    “Është e rëndësishme, nuk është puna a e ka blerë Albini a ja kanë falur, puna është a e ka vesh. Bindjet tua do sene nuk t;i lejojnë, Albini i ka bindjet e gabuara, jo sjelljet, jo gjestet”, ka thënë Molliqaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!