×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj paralajmëron ‘tronditje’ të reja për Vetëvendosjen: Pos Konjufcës, edhe deputetë të tjerë të VV’së ishin në SHIK

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 19:45

    Deputeti Dardan Molliqaj ka folur sërish për ndërlidhjen e SHIK-ut me ish-partinë e tij, Vetëvendosjen. Ai ka thënë se në këtë parti ka edhe anëtarë të tjerë që ishin në këtë shërbim sekret. Madje, tha se heshtjen e këtij subjekti në Kuvend, e sheh si aprovim.


    Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj në TV Dukagjini ka thënë se për SHIK-un e Konjufcës, e dinin edhe deputetët e partive tjera. Ai tha se ka informacione edhe për deputetë të tjerë nga VV që ishin pjesë e këtij shërbimi.

    “Pata paralajmëruar se do të flasë për secilën çështje që ata kishin ngritur. Arsye pse zgjodha Kuvendin e Kosovës, ishte sepse Glauku ikte nga çdo vend tjetër… Dhjetëra deputetë tjera nga VV, LDK, PDK etj. E dinë që Glauk konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut… Ka edhe deputetë tjerë të Vetëvendosjes që kanë qenë pjesë ë SHIK-ut, por nuk do të flasë me emra… Nëse në seancat e ardhshme apo emisionet televizive atakohet PSD-ja, jam i hapur”, ka thënë Dardan Molliqaj në ‘Debat Plus’.

    Lidhur me Reagimin e Fadil Lepajës i cili përmes një reagimi në Facebook mohoi të ketë qenë në SHIK, Molliqaj tha se ka fakte për këtë, por që nuk donë ta përfshijë në këtë çështje.

    “Mund të dëshmohen zyrat ku ka punuar Fadil Lepaja. E ka përmend zotin Lepaja jo për ndonjë problem me të, por për të treguar të detajuar përfshirjen e Glaukut në SHIK”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj.

    Tutje Molliqaj tha se Lepaja e Konjufca kanë edhe lidhje familjare.

    Deputeti i PSD-së tha se është mire që çështja e deklarimeve të tij ka shkuar në Gjykatë dhe lehtë mund të vërtetohen akuzat e tij. Ndërkaq shtoi se heshtja e Deputetëve të VV-s në Kuvend është një formë e aprovimit të deklaratave të tij.

    Pse Molliqaj po ja përmend Burdushin, Konjufcës – a kërkonte ndihmë deputeti i VV’së te Burdushi?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!