×
  • Lajme
  • Lajme

    Deda: Sot përfundoi edhe roli i Hashim Thaçit në dialogun me Serbinë

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 16:04

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se pas gati dy viteve u sqarua se nuk mund të ketë më “dialog presidentësh” dhe se sot përfundoi edhe roli i Hashim Thaçit në dialogun me Serbinë.


    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin zhbëhet Delegacioni shtetëror për dialog me Serbinë e sjell edhe një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm – e sqaron kush ka mandat të udhëheqë dialogun me Serbinë. Vetëm Qeveria dhe Kryeministri kanë të drejtë dhe bazë kushtetuese që të merren me dialog – pikat 86, 87, 97, 98 dhe 107 të aktvendimit”, shkroi Deda në një postim të tijin në Facebook.

    Ai theksoi se “Kuvendi e ka mandat, pra obligim, mbikëqyrjen e politikës së jashtme dhe sigurisë, do të thotë dialogun me Serbinë – pikat 92 dhe 93 të aktvendimit”.

    Sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim mbi kërkesën e deputetëve të LDK-së dhe VV-së për vlerësim të ligjshmërisë të disa neneve të Ligjit për Dialogun, duke vendosur që ky ligj është anti-kushtetues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!