×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e bujshme e Mustafës: Qytetari s’vendos se kush do ta udhëheq vendin

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 10:47

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dje ka deklaruar se qytetarët e Kosovës, përmes zgjedhjeve nuk vendosin se kush duhet të jetë kryeministër i vendit.


    Sipas tij, vota e qytetarëve vendos vetëm për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    “Qytetari nuk vendos se kush duhet të qeverisë vend. Vota e qytetarit vendos për deputetë, vendos cila parti do të ketë më shumë deputetë e kush më pak, por jo kush do ta qeverisë vendin. Sepse në zgjedhje të përgjithshmë nuk votohet drejtëpërejt për qeverinë”, ka thënë Mustafa në RTV21.

    “Në zgjedhje votohet për parlamentin për Kuvendin. Sepse zgjedhje s’bëhen për Qeverinë por për Kuvendin, e pastaj Kuvendi e zgjedh Qeverinë. Për ta zgjedh Kuvendi Qeverinë duhet një parti që e ka shumicën parlamentare”, ka shtuar ai më tej.Më 25 mars përmes një mocioni të iniciuar nga LDK, ka rënë qeveria Kurti pjesë e së cilës ishte edhe partia e Isa Mustafës.

    Presidenti Thaçi i ka dërguar 5 letra LVV-së duke ia kërkuar emrin e mandatarit, mirëpo LVV nuk i është përgjigjur kërkesës së Thaçit për mandatar, por ka kërkuar sqarime shtesë.Ndërsa pas këtyre ‘refuzimeve’ presidenti Thaçi ia ka dhënë mandatin LDK-së për formimin e qeverisë, e cila së bashku me AAK, Nisma, LS kanë deklaruar se kanë shumicën.Për këtë, LVV i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese e cila pak ditë më vonë, kjo e fundit ka vendosur masë të përkohshme deri më 29 maj, ndaj dekretit të presidentit Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!