Anëtari i kryesisë së LDK-së, njëherësh ministër në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka thënë se ministrat e LDK-së, e kanë marrë detyrën nga udhëheqja e partisë për të përballuar situatën me COVID-19, andaj vlerëson se të gjitha punët i kanë kryer me përkushtim të plotë.
Reagimi i tij erdhi pas fjalimit të kryeministrit Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë ku iu referua LDK-së si “regjimi i vjetër”.
Mustafa ka thënë se në këtë kohë nuk kanë bërë politikë, por janë munduar të jenë në nivel të detyrës për të përballuar situatën e pandemisë.
“Ne ministrat e LDK-së e kemi marrë detyrën nga udhëheqja e partisë sonë, që të bëjmë ose të japim maksimumin tonë për menaxhimin e pandemisë dhe të dikastereve për të cilat jemi përcaktuar. Siç kam thënë edhe në mbledhjen e qeverisë, ne nuk kemi bërë politikë, por kemi dhënë maksimumin tonë profesionalë e politikë, gjithnjë me qëllimin përfundimtar që të përkrahim përfituesit, qoftë qytetarët, qoftë bujqit në rastin e Ministrisë së Bujqësisë dhe këtë edhe e kemi bërë”, thotë Mustafa.
Ministrat e LDK pavarësisht mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, kanë vazhduar punën në dikasteret përkatëse, duke mos lën vakuum institucional në këtë kohë pandemie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.