×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu për VV-në: Vullnetin qytetar e ka vendos në pazare dhe ka ngritur çmimet e blerjes

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 14:59

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, thotë për LVV-në se në emër të popullit ka ushtruar dhunë mbi institucionet, ndërsa sipas saj, tani vullnetin qytetar e ka vendos në pazare.


    Këtë koment Deliu e ka bërë pak orë para nisjes së seancës për votimin e presidentit.

    “Partia e cila në emër të moralit politik, që prej themelimit të saj ka ushtruar dhunë mbi institucionet, policinë, pronën publike e private, mbi personat publik dhe familjet e tyre, sot vullnetin qytetar e ka vendos në pazare madje për ironi edhe ka ngritur çmimet e blerjes”, ka shkruar Deliu në Facebook.

    Ndryshe, LVV akoma nuk i ka votat e nevojshme për votimin e presidentit. Mbrëmë votimi ka dështuar të shkojë në raundin e dytë për shkak se në votimin e parë munguan dy vota ndërsa në të dytin një.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!