×
  • Lajme
  • Lajme

    Denoncimi i Reporterit, Kryeprokurori i Gjakovës urdhër të hetohet rasti i të moshuarës me kancer që nuk u trajtua në spital

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 20:55

    Prokuroria Themelore e Gjakovës, me të denoncuar në Reporteri.net rasti i një të moshuare, të sëmurë me kancer të fytyrës, që spitali në Gjakovë nuk i ka ofruar tash e disa javë ndihmë mjekësore, ka nisur hetimin e rastit.


    Vetëm pak orë pasi Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka raportuar për skandalin në spitalin e Gjakovës, ku një mjek ka refuzuar të operojë një paciente 86 vjeçare të sëmurë me kancer në fytyrë, shkaku i situatës së krijuar me pandeminë COVID-19 në vend, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të kësaj komune ka urdhëruar nisjen e një hetimi për rastin.

    Inicimin e hetimeve e ka bërë të ditur për Reporteri.net vetë Kryeprokurori Ali Selimaj.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’, të hënën pasdite ka denocuar rastin se si në Spitalin Rajonal të Gjakovës, tash e disa javë, po refuzohet t’i jepet ndihmë mjekësore, për sëmundjen e rëndë që i është shfaqur në fytyrë, përkundër se gjendja e saj çdo ditë e më shumë është duke iu renduar dhe kanceri në lëkurë po i përhapet masovisht në fytyrë.

    Pamje e shkrepur sot (e hëne, 04.05.2020) / (Fotografitë, Reporteri.net i ka edituar, për shkak se është vlerësuar se janë pamje tejet të rënda për t’u paraqitur siç janë – Fotografia shfaqë gjendjen e renduar në fytyrën e të moshuarës)

    Sipas familjarëve, mjekët e spitalit po refuzojnë ta operojnë pacienten për shkak të gjendjes së krijuar në vend pas përhapjes së Coronavirusit.

    Derisa mjeku i rastit Shpëtim Dylazeka dhe drejtori i spitalit Hlimi Shala kanë dhënë shpjegime të ndryshme për Reporterin, në lidhje me këtë rast.

    Ndërkohë, që Spitali Rajonal i Gjakovës, tek pasi Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka nisur të trajtojë këtë rast, kanë njoftuar familjen se kanë caktuar për të mërkurën operimin e pacientes së moshuar.

    Në bisedën me Reporterin, mjeku Shpëtim Dylazeka ka shkuar aq larg, sa që e quan shantazh denoncimin e rastit dhe kërkesën e familjes për ndihmë nga mediat, për trajtimin mjekësor të 86 vjeçares në gjendje të renduar. /Reporteri.net/.

    Pamje e shkrepur para disa jave / (Fotografitë, Reporteri.net i ka edituar, për shkak se është vlerësuar se janë pamje tejet të rënda për t’u paraqitur siç janë – Fotografia e dytë, e shkrepur para disa javësh, tregon se si ishte gjendja e fytyrës së saj në ditët e para pasi mjeket kanë refuzuar ta trajtojnë atë.)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!