×
  • Lajme
  • Lajme

    Denoncohet në Shqipëri biznesmeni që bëri “zhurëm” edhe në Kosovë

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 22:05

    Politikani i njohur socialist, Erion Braçe ka denoncuar pronarët e disa kompanive që kanë punuar për godinën e re të Bashkisë së Divjakës.

    Sipas tij, fasada e godinës së re dhe punimet që janë kryer janë të tmerrshme, si për vetratat, për fasadat dhe ambientet e brendshme. Sipas Braçes, Ibrahimi bashkë me Andon Kriston, Skënder Çelën dhe Bert Yzeiraj shkatërruan një projakt fantastik në Divjakë. Njëri nga të denoncuarit është edhe Alfred Ibrahimi.

    Biznesmeni shqiptar është aksionar bashkë me doktorët kosovarë, Fatos dhe Arben Kojqiqi.

    Alfred Ibrahimi në qershor të ketij viti njëanshëm bëri edhe pezullimin e punës në United Hospital, lajm i cili ishte edhe në media. Nga ky veprim u rrezikua edhe jeta e pacienteve.

    Nga ateherë ortakët e këtij Spitali janë në proces gjyqësor ku nga Vellezerit Kojqiqi i janë bërë disa padi bashkepronarit te tyre.

    Sipas vëllezërve Kojqiqi, Ibrahimi prej muajsh ka ndryshuar qasjen në spital duke larguar punëtorë e së fundmi duke i shkarkuar të dy nga pozita e drejtorit mjekësor dhe duke penguar hyrjen e tyre ne biznesin e perbashket për qellime të tija personale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!