×
  • Lajme
  • Lajme / Skandali

    Denoncoi eprorin e saj për ngacmimin seksual, punëtorja e KESCO-s thotë se kjo i kushtoi me largim nga puna

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 17:50
    Foto ilustrim

    Kaltrina Visoka, operatore në qendrën e thirrjeve në Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), pretendon se i është ndërprerë kontrata e punës, pasi ka raportuar eprorin e saj, G. Xhelili, për ngacmim seksual, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Përmes një videoje të postuar nga vetë Visoka në Facebook, ajo thotë se përveç “ngacmimit seksual” nga eprori i saj, ka përjetuar dhunë psikike edhe nga drejtoresha e departamentit Rudina Heroi Puka.

    Kërcënimet nga ana e drejtoreshës, Visoka ka thënë se kanë ardhur pas raportimit që ka bërë ndaj Xhelilit. Madje, thotë se të premten nuk u leja të hyjë në vendin e punës dhe e ka realizuar edhe videon para objektit ku iu ndalua hyrja.

    “Sot data 6 e premte, kom ardhur në vendin e punës, për me hy në pozicionin tim të punës si operatore në qendrën e thirrjeve. Nuk më lejojnë të hyjë në objektin e KESCO-s, duke më thënë që kontrata nuk më vëzhdohet më, unë kontratën e kam deri në fund të tetorit. Mua nuk më vazhdohet kontrata për shkak se e kam raportuar një ngacmim seksual të eprorit tim, G. Xhelili, ndërsa kërcënohem nga drejtoresha Rudina Heroi Puka, teksa më ka thënë “të qes nga puna kur du unë, qysh të kom marrë edhe ko me të qitë”. Unë e kam respektuar hierarkinë sipas kontratës, në punë s’kam pasur diçka probleme, kom pas probleme me eprorin tënd, e nderuar”, thotë Visoka në videon e postuar.

    Visoka ka njoftuar se këta të fundit do t’i ndjekë penalisht, për ta kuptuar arsyen e ndërprerjes së kontratës.

    Po ashtu, drejtoreshën e kësaj kompanie, Visoka e ka vënë në të njëjtin pozicion të fajit, me atë të eprorit të saj, G. Xhelilit.

    “Nuk do të shpëtosh pa të dalë fytyra e vërtetë edhe ty, sikur Gazmendit, edhe ty bashkë me të, aq sa është ai fajtor për ngacmim seksual, edhe ti je në të njëjtin pozicion me të. Atëherë keni me u përballë penalisht, do të dalë në të gjitha mediat, për ta kuptuar për çka më është ndërprerë kontrata e punës dhe për çka po abuzohem psiçikisht”, ka shtuar tutje ajo. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!