×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Basha, që dikur e akuzonte VV-në për anti-amerikanizëm, e sulmon ashpër Richard Grenellin

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 20:02

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha ka thënë se në 100 ditët e Qeverisë Kurti është vendosur një standard i ri i mënyrës së qeverisjes.


    “Në përgjithësi mendoj se janë bërë shumë puna të mira. Qytetarët e kanë parë që me këtë qeveri është ndërtuar një standard i ri, nuk ka asnjë dyshim se a po vidhet apo po jepen tendera. Është krijuar një standard i ri, edhe pse është punuar me një dorë të lidhur”.

    Ai, në Klan Kosova, ka akuzuar Richard Grenellin se ka ndikuar në rënien e Qeverisë, madje ka thënë se nuk e përfaëson Amerikën.

    “Mendoj se është penguar një punë edhe më e mirë pikërisht për shkak të shkarkimit të qeverisë. Ne nuk e kemi ndërprerë punën si Lëvizje Vetëvendosje. Në seancën për mocionin e mosbesimit kam thënë se do të ishte korrekte që së paku të pritet që të tejkalohet kjo krizë që ka prekur të gjithë qytetarët”.

    “Pse është rrëzuar qeveria mendoj se dihen faktet. Presioni që ka ardhë nga Richard Grenell ka qenë një prej faktorëve kryesor – LDK-ja ka rënë pre e atij presioni dhe ka zgjedhur që ta rrëzojë qeverinë”.

    Basha në Info Magazine të Klan Kosovës ka qenë shumë i ashpër me emisarin special të presidentit amerikan për dialogun, ambasadorin Richard Grenell. Ai ka thënë se ai nuk i përfaqëson vlerat amerikane, derisa e ka quajtur “shërbëtor” të Donald Trumpit.

    “[Richard] Grenellit i është dashur një marrëveshje e shpejtë, për shkak se është shërbëtor i [Donald] Trump. Nuk besoj që ai i përfaqëson vlerat e Amerikës, për shkak se Donald Trump flet për reciprocitetin dhe barazinë e qytetarëve”.

    “Unë jam shtetas amerikan dhe e di se Amerika të mëson të jesh i barabartë me tjetrin. Ne kemi thënë që bisedojmë me Serbinë, por nëse Serbia ka pengesa ndaj prodhuesve dhe eksportuesve tanë duhet t’i vendosim edhe ne. Para 20 vjetëve na ka masakruar, tash ne mos të guxojmë t’i vendosim masat e njëjta që i ka vendosur ndaj nesh?”.

    “Serbia i mban 2000 trupa të vdekur shqiptarë ku nanat nuk e dinë se ku i kanë varret që të shkojnë të qajnë edhe ne me u dorëzua Serbisë, për shkak që [Richard] Grenellit po i duhet një marrëveshje e shpejtë që të mund t’ia dërgoj një trofe [Donald] Trumpit para zgjedhjeve në SHBA. Kjo nuk është vlerë amerikane, është interes i Richard Grenellit për Donald Trumpin”.

    Por, Basha paska harruar se para disa vitesh e akuzonte VV-në për frymën anti-amerikane, veç pse e kritikonin një ambasador. Madje ky deputet që është bërë shpesh objekt batutash për shkak të fjalimeve në Kuvend, e kishte futur VV-në në një thes me ‘radikalët islamikë”.

    Teksa fliste për një peticion kundër ambasadorit amerikan, Greg Delawie, Basha akuzon direkt Vetëvendosjen për frymën antiamerikane.

    “Prandaj peticioni që nisi kundër ambasadorit amerikanë nuk është rastësi. Ka kohë që është punuar për të ndërtuar këtë frymë antiamerikane në Kosovë dhe për këtë “arritje” janë dy grupe. Lidershipi profetik i Lëvizjes Vetëvendosje dhe hoxhallare me vlera talibane. Mirëpo këtu unë kam pak fjalë veq për të parën. Pra LVV”, shkruante ai në një analizë të tij, transmeton Reporteri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!