×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti gjerman kritikon shtetin dhe përkrah shkëmbimin e territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 12:17

    Anton Friesen, nga AfD-ja, ashtu siç edhe  pritej, e hodhi poshtë arsyetimin për angazhimin e Bundeswehrit, në Kosovë, i cili sipas tij, qysh në vitin 1999 filloi me një gënjeshtër. „Operacioni Patkoi nuk ka ekzistuar kurrë”, tha deputeti i partisë së djathtë populiste, Friesen duke shtuar se përralla vazhdon edhe në ditët e sotme.


    „Përrallën e një Kosove shumëetnike paqësore nuk e besojnë as ata që e shpërndajnë këtu”, tha Friesen, shkruan DW.

    „Në vend që të vazhdohet me këto gënjeshtra të përjetshme, qeveria gjermane do të bënte mirë të angazhohej për një këmbim territoresh, në mënyrë që serbët në Kosovën e Veriut të mbrohen në kuadër të shtetit të tyre, dhe zonat shqiptare të prirura për destabilizim në jug të Serbisë, të stabilizohen duke u bashkuar me territorin e Kosovës”.

    Alexander Neu, nga partia E Majta, megjithëse ideologjikisht diametralisht kundër AFD-së nacionaliste, argumentoi më afër në linjën e ekstremistëve të djathtë: Neu u shpreh pro këmbimit të territoreve duke dhene si argument se ideja mbështetet  nga dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiç dhe Rusia, dhe disa zera ne BE.

    „Kush është kundër? Qeveria gjermane! Sepse kembimi i territoreve mund të sjellë destabilizime në Evropën Juglindore”, tha Neu, duke e quajtur Kosovën për këtë shkak „një koloni gjermane”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!