Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar për rregulloren e re të Qeverisë së Albin Kurtit e cila ua ka garantuar dy zëvendëskryeministrave të tij ti kenë deri në 60 këshilltarë politikë.
Syla ka thënë se ndryshimet e Kurtit që po ndodhin çdo ditë tregojnë për politikën e tij mashtruese.
Postimi i plotë:
Albin Kurti dyfishon ushtrinë e këshilltarëve.
Albin Kurti çdo ditë e më shumë po ndryshon, duke e vërtetuar atë çfarë kemi thënë ne, në vazhdimësi.
Me rregulloren e re që sot paska bërë kryeministri Kurti, paska dyfishuar numrin e këshilltarëve.
Kjo tregon se si Kurti me politikën e tij mashtruese, në opinion tenton të tregojë se kursen paranë publike, ndërsa që në fillim të mandatit të tij, jemi dëshmitarë që po e bën të kundërten.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.