×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-se kërkon shkarkimin e Ministrit Rakiq

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 21:06
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kërkuar shkarkimin e ministrit Goran Rakiq.

    Rakiq njëherësh lider i Listës Serbe aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, e ka quajtur Natë e Kristalit (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër hebrenjve), shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lekaj ka thënë se shkarkimi i Rakiqit është obligim kombëtar.

    “Deri kur duhet të vazhdojmë t’i paguajmë me taksat e qytetarëve tanë ata që çdo dit punojnë kundër shtetit tonë që e arritëm me sakrifica ndër breza. Shkarkimi i z. Rakiç është obligim kombëtar”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!