Deputeti, Burim Meta, ka kritikuar dy bashkëkryetarët e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla dhe Faton Peci.
Sipas Metës, Gërvalla e Peci e kanë kthyer partinë në një “satelit” të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e humbur identitetin e saj të pavarur.
“Krijuam një mbledhje të Guxo dhe nga pikat e dobëta që kam pasur partia Guxo, konkretisht dy bashkëkryetarët, natyrisht ne vendosëm që nuk mund ta mbështesim një parti, e cila është satelit e pushtetit apo e një partie tjetër. Natyrisht edhe kjo pamje e kësaj listë tregon më të vërtetë që është parti satelit (e Vetëvendosjes). E cila asnjëherë më nuk ka përçuar identitetin për të cilin ne fillimisht jemi marrë vesh edhe me statutin tonë. Në krijuam një organizatë të re politike në Kosovë, organizatë që pretendimin të jetë më e mira. Dhe që partia jonë ka qenë joshëse dhe ka pasur shumë interesime më kohë e më kohë që të inkuadrohen e të vijnë tek ne”, tha ai në RTV Dukagjini.
Meta ka thënë se Gërvalla dhe Peci e kanë tradhtuar edhe presidenten Vjosa Osmani.
“E kanë tradhtuar me dy këmbët e tyre… është shantazhuar duke folur fjalë për të, që është e panevojshme më për partinë Guxo”, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.