×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së e pranon dështimin

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 18:13

    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ndërsa ka folur për rrahjet në LDK ka thënë se mund të ketë njerëz nga partitë tjera që mund të kenë ndërhyrë në procesin zgjedhor, por se faji i mbetet partisë për mos organizim të mirë.


    “Ka njerëz të partive tjera aty, por është përgjegjësi e partisë që të dihet njerëzit se kush mundet me votu. Problemi është se nuk jemi në gjendje të kemi një listë të konfirmuar. Ka një dështim të adresimit të sistemit. Mosmenaxhimi i mirë i situatës ka dëmtuar imazhin e LDK-së. LDK duhet të gjejë forcën, arsyen dhe duhet të dalim mbi arsyet personale dhe interesi i LDK-së nuk është me u gjuajt me karrige”, ka deklaruar ai në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka pohuar se edhe në këtë parti po mbizotëron sistemi i menduarit provincial.

    “Kjo lloj politikbërje duhet të përfundojë në Kosovë dhe në LDK. LDK-ja nuk guxon me u provincializu kështu. Mendimi provincialist është i papranueshëm dhe nuk duhet të jetë i tillë. Në përgjithësi nuk duhet të mbizotërojë mentaliteti provincial që mbizotëron në Degen e III-të dhe Degën I”, ka deklaruar Gashi. /Reporteri.net/.

    Lutfi Haziri ‘zbulon’ kush po i shkakton rrahjet në LDK

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!