Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ndërsa ka folur për rrahjet në Degët e kësaj partie, veçanërisht në Degën e III-të të Prishtinës që njihet si Dega e Presidentit Rugova ku fluturuan edhe karriget, ka thënë se ngjarjet e tilla janë të papranueshme.
Ai ka thënë se kandidaturat duhet me ju përshtatë rregullave dhe kulturave të LDK-së.
“2/3 e zgjedhjeve i kemi kry në LDK. Në rastet e izolume që po flasim tash janë të papranueshme”, ka deklaruar Haziri në RTK, shkruan Reporteri.net.
Ai ka drejtuar gishtin kah partitë tjera për rrahjet që po ndodhin në LDK.
“Janë eksponentë të tyre, janë hy në oborr tonin dhe brenda oborrit tonë po i imponojnë rregulalt e veta. Tash e tutje nuk kanë me ndodh raste tilla. Prej 980 degëve, kemi 4 nëndegë me raste tilla, dhe dy raste janë eksponentë të partive tjera”, ka deklaruar Haziri.
Përleshjet në LDK i ka lidhur edhe me sondazhet që e nxjerrin LDK-në partinë e parë në zgjedhjet që sipas tij priten me ndodh në vjeshtë.
“Tendencat me zhbë LDK-në nuk janë të sotit, por qysh paralufte”, ka deklaruar Haziri.
Ai më tej ka thënë se LDK-ja është e unifikuar dhe nuk ka grupe të caktuara brenda partisë. /Reporteri.net/.
Rrahjet në LDK: Kryesia e partisë ndëshkon Abrashin e Borovcin, i përjashton nga gara
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.