Kryekuvendarja Vjosa Osmani ka kohë që ka thënë se më nuk do ta vazhdojë rrugëtimin e saj politik në LDK, pasi pohon se e kanë përjashtuar nga aty.
Pas kësaj ajo ka paralajmëruar se do ta themelojë një iniciativë qytetare.
Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, i pyetur në REPORTERI/INTERVISTA nëse kryekuvendarja Osmani do të garojë në lsitën e tyre zgjedhore për zgjedhjet e reja, ai ka thënë se për këtë vendosin organet e partisë.
“Duhet të disktuohet në organet e Lëvizjes, nuk mundem me japë mendim për këtë, por janë organet e partisë që vendosin, por ne jemi për bashkëpunim për secilin që organizohet për të mirën e vendit. Bashkëpunime do të ketë, mënyrën si do të bashkëpunohet mbetet të vendosjet nga ana e Lëvizjes dhe nga ana e Vjosës”, ka deklaruar ai.
Ai thotë se nuk ka asnjë dyshim se Vetëvendosje do të fitojë në zgjedhjet e reja.
“Ne fitoren e kemi pasur edhe si Lëvizje në zgjedhjet e vitit të kaluar, nuk ka asnjë dyshim se fitoren do ta kemi kurdo që mbahen zgjedhjet me një rritje shumë të madhe. Me Vjosën dhe me pakicat do ta bëjmë qeverinë pa asnjë problem”, ka deklaruar ai.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.