×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së – Arben Vitisë: Je i vetmi ministër që e ke shkelur Kushtetutën

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 18:22

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka hedhur kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.


    Në seancën që po mbahet në këto momente në Kuvendin e Kosovës, Beqa tha se gjersa Vitia po bën deklarime se ka pasur korrupsion e nepotizëm, mos-deklarimi i tyre në prokurori përbën vepër penal.

    “Ministër, ju po potenconi që ka korrupsion, krim e nepotizëm. Me Kod Penal, mosdeklarimi i tyre është vepër penale. Një mund të them, nuk je opozitë më, je kanë ministër 150 ditë. Je i vetmi ministër që e ke shkel Kushtetutën në emër të zvogëlimit të testeve pa ndonjë analizë, dhe e keni blloku ekonominë”, shtoi Beqa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!