×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Vetëvendosjes: Raporti për masat e reciprocitetit është duke u përgatitur

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 21:34

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se çështja e taksës tashmë është e përfunduar.


    Në Rubikon të KTV-së, Abrashi tha se është duke u përgatitur një raport për vendosjen e masave të reciprocitetit.

    “Departamenti i Tregtisë, AUVK, Oda Ekonomike Amerikane dhe Dogana e Kosovës janë duke përgatitur një raport për të gjitha masat që Serbia i ndërmerr ndaj Kosovës”, tha Abrashi, duke shtuar se masat e reciprocitetit nuk do të vendosen nga zyra e kryeministrit.

    “Ne si LVV vazhdimisht kemi theksuar se nuk besojmë në masa tarifore, sepse e dëmton konsumatorin, ne jemi për masa të reciprocitetit të cilat mbrojnë prodhuesit vendorë”, potencoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!