×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Vetëvendosjes thotë se do ta udhëheqin vendin për 12 vite

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 22:50

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka dhënë parashikimin e tij sa i përket jetëgjatësisë të qeverisjes së Qeverisë Kurti 2.

    I ftuar në emisionin “Direkt” ai është shprehur i bindur që Qeveria, pjesë e së cilës është vet ky, do të udhëheqë me Kosovën për tri mandate të plota.

    “Në katër vitet e ardhshme Qeveria ‘Kurti’ do ta menaxhojë këtë vend për 4 + 4 + 4 (vjet), pastaj do të shohim kur do ta vendosim një sistem dhe ne do të jemi Qeveria e parë e cila do ta sjellë Kosovën më afër BE-së”, tha Bajqinovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!