×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Amerikanët na kanë quajtur terroristë, kanë më shumë interesa ekonomike në Serbi sesa te ne

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 18:33

    Deputeti i VV-së, Fatmir Humolli në seancën e kuvendit ka deklaruar se amerikanët kanë më shumë interesa ekonomike në Serbi sesa në Kosovë.

    Humolli i bëri këto komente teksa diskutohej projekti amerikan i gazit.

    “Miqësinë me amerikanët e ruajmë nëse kemi interesa të përbashkëta afatgjate, jo duke shkelur mbi interesat tona. Amerikanët e kanë interesin ekonomik më shumë në Serbi sesa tek ne, sepse Serbia është më e madhe”, deklaroi ai.

    Tutje, ai tha se amerikanët UÇK-në e kanë quajtur terroriste.

    “Unë e di që amerikanët na kanë thanë jeni terrorista, Ramush ty të ka thanë je terrorist, ti nuk e ke ngu amerikën hiç. Amerikanët janë popull i madh edhe kanë interesa të ndryshme, individë të amerikës që dëshirojnë me shfrytëzu këtu. Kemi pasë embargo prej amerikanëve si UÇK”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!