×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së i reagon Mustafës: Qytetarët janë zot shpie në këtë vend

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 12:37

    Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci e ka quajtur skandaloze deklaratën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa i  cili mbrëmë në një intervistë deklaroi se qytetarët nuk e zgjedhin Qeverinë.


    Bajqinovci ka thënë se kjo është  deklaratë skandaloze, në kundërshtim me vlerat demokratike dhe me vet sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.

    Reagimi i plotë:

    Isa Mustafa paska deklaruar sot se qytetarët nuk e zgjedhin e Qeverinë.

    Kjo është deklaratë skandaloze, në kundërshtim me vlerat demokratike dhe me vet sistemin kushtetues te Republikes së Kosovës.

    Keqardhje e madhe që LDK, me tërë atë çfarë ka përfaqësuar e përfaqëson, ka një kryetar që jep qëndrime të tilla që i vihen në anën e kundërt demokracisë dhe rregullave bazë të pluralizmit politik.

    Ndoshta Isa Mustafa tashmë ka arritur deri aty sa të besoj se më asgje s’ka rëndësi ne atë çfarë e vendosë populli, por vetëm marrëveshjet e lidhjeve të shkurta nën regjinë e shefit te tij Hashim Thaçi.

    Ky njeri siç duket beson thellë se mashtrimi i stilit jugosllav është qelësi i çdo rrugëtimi politik dhe mënyra se si dikush e fiton të drejtën për të qeverisur.

    Isa është mirë ta kuptoj se populli e rinia e Kosovës nuk i njeh dhe as i pranon keto metoda.

    Kosova me gjithë problemet, ka nje minimum të nevojshem të demokracisë, ka Kushtetutë që i vendosë rregullat e lojës për mënyrën e ushtrimit te demokracise ne jeten politike e institucionale.

    Jeni aq te tmerruar qe po e shihni valen e madhe popullore në përkrahje tonen dhe kundër jush, sa që jeni gati të flisni pa hetueshem në parimin se “se popullin se pyet askush”. E po jo Ise, populli pyetet dhe populli është zot shtëpie në këtē vend, jo Hashimi Isë. Nêse pêr ty po, për ne asnjëherë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!