×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së që mori pjesë në marshin për popullin palestinez: Kjo nuk dëmton raportet me Izraelin

    Reporteri
    14 Maj 2021 | 13:55

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani derisa ka marrë pjesë në marshin në solidaritet me popullin palestinez që u mbajt në Prishtinë, tha se është këtu për të mbrojtur të drejtën e njerëzve të pafajshëm që po vriten në Palestinë, teksa ka shtuar se marshi i sotëm nuk mund të dëmtojë raportet e Kosovës me Izraelin.


    Ai bëri të ditur se marshit të sotëm i është bashkuar në cilësinë e deputetit dhe të qytetarit të Republikës të Kosovës.

    “Ishim këtu më iu bashkangjit një marshi qytetar në shenjë solidariteti me popullin e Paslestinës, në mbështetje të tyre… Prezenca ime këtu e jep një mesazh cilin duhej të ishte qëndrimi i gjithsecilit në këtë pikë… ne këtu nuk jemi as kundër Izraelit as kundër askujt, por jemi në mbrojtje të fëmijëve dhe të grave që po vriten në Palestinë e kudo tjetër në botë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!