×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së kërkon që Arben Vitia të jap dorëheqje

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 14:29

    Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku temë diskutimi ishte rasti i vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën e Konvikteve, si dhe vendimi i Qeverisë në detyrë për ndarjen e 10 milionë eurove për energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët në veri.


    Si iniciuese e kësaj mbledhjeje, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, theksoi se përgjegjës për vdekjen e të riut në Qendrën e Konvikteve janë krerët institucionalë për arsye se e kanë marrë me neglizhencë trajtimin e këtij rasti, duke mos përfillur kërkesat e familjes dhe shkresat zyrtare nga Qendra Operative e Komunës së Gjilanit.

    Ajo ka thënë se akti i dorëheqjes nga ana e minsitrit në detyë të Shëndetësisë, Arben Vitia, e krerëve të tjerë institucionalë, është e domosdoshme si mënyrë e dhënies së përgjegjësisë për humbjen e jetës së të riut.

    “Ka dëshmi që ka pasur gjatë gjithë kohës parregullsi në atë qendër, e madje po vazhdon edhe tash. Ka dëshmi nga mediat por edhe prej njerëzve që kanë qenë në atë qendër e që dëshmojnë se ka pasur trajtim selektiv dhe lirim nga masa karantinuese”, dekaroi deputetja Haxhiu.

    Tutje, ajo ka shtuar se përveç dorëheqjes ministri Vitia duhet të thirret edhe në përgjegjësi për neglizhencën e treguar nga institucioni që drejton ai.

    Ndërkaq, për ndarjen e 10 milionë eurove për energjinë elektrike të harxhuar nga serbët e veriut, ajo ka pyetur nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë me këtë vendim, duke diskrimunuar qytetarët e tjerë, shqiptarët e komunitetet pakicë jo serbe, si dhe ngriti shqetësimin për arsyet që ky vendim po tentohet të fshihet nga publiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!