Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu ka deklaruar sot se dorëheqja si veprim moral e përmendur sot nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk e shfajëson përgjegjësinë penale që bart ai.
Deliu ka shkruar në Facebook se vdekja e 26 vjeçarit nuk mundet assesi të neglizhohet nga institucionet duke u kaluar me lehtësi.
“Neglizhimi dhe injorimi i pamëshirshëm ndaj gjendjes së tij shëndetësore edhe asaj mendore, e apeluar disa herë nga viktima dhe familjarët e tij, siç e dëshmon babai i viktimës, përbën veprim penal.
Dorëheqja e “menduar’ si veprim moral nuk shfajëson përgjegjësinë penale që bart Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i tij”, ka deklaruar ajo.
Sipas deputetes së PDK’së, dorëheqja është më e pakta që mund të ndodhë pas një jete të humbur.
“Tashmë kur Prokuroria Themelore ka konfirmuar nisjen e hetimeve shpresoj se përgjegjësit e kësaj ngjarje të dhimbshme do të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.