Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se ishte joparimore ikja e deputetes Adelina Grainca, nga ky subjekt politik, pasi kaloi në partinë e Albin Kurtit.
Deliu-Kodra në KTV deklaroi se Adelina Grainca ka qenë deputetja më e re femër në mesin e deputeteve të PDK-së e cila ka marrë besimin e votuesve të këtij subjekti politik.
“Nuk mund të flasë që largimi i saj është largim parimor. Ka qenë vetëm zonja Grainca e re në mesin e deputeteve femra të PDK-së. Kishte përkrahjen e rinisë së PDK-së. Nuk mund ta kuptojë që një e re vjen me një entuziazëm të tillë ta ketë një ndryshim të tillë të pa-konsultuar”, tha ndër të tjera ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.