Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, ka reaguar për shtimin e rasteve të dhunës gjatë muajve të fundit.
Idrizi është shprehur veçanërisht e shqetësuar me një rast të dhunimit që u raportua gjatë javës së kaluar në Mitrovicë, ku një e mitur u raportua se është dhunuar nga tre persona.
Ajo u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i trajtojnë këto raste me prioritet dhe se dhunuesit të marrin dënimin e merituar, shkruan Reporteri.
“Dhuna në familje tash e një kohë në shoqërinë tonë është prezente, edhe mirë, e tash në këtë kohë pandemie ka shenuar rritje, fatkeqësisht. Kur kështu thonë të dhënat zyrtare për numrin e atyre që raportojnë,paramendo sa janë të tilla raste që nuk raportohen! Shumë më shumë. Kjo është tejet shqetësuese!
Javën e kaluar në qytetin tonë u dhunua seksualisht një e mitur nga tre persona, një e MITUR. Sot u raportua në media edhe për një dhunim tjetër potencial.
Kjo është tejet shqetësuese. Këta dhunues duhet denuar.
I ftoj institucionet e drejtësisë që t’i trajtojnë këto raste me prioritet dhe se dhunuesit të marrin denimin e merituar. Dhunimi është krim. Kjo është e tmerrshme. E denueshme!”, ka shkruar Idrizi në reagimin e saj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.