Anëtarë të komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe atij për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione kanë vizituar Qendrën e Studentëve, e cila po shërben si karantinë për qytetarët e ardhur nga jashtë vendit.
Labinote Demi – Murtezi, anëtarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka folur për rastin tragjik të vdekjes së 26 vjeçarit Agon Musliu.
“Në kohën kur ai është paraqitur në aeroport s’ka pasë dokumentacion. I ndjeri është karantinuar. Secili i karantinuar në momentin që nuk e ka dokumentacionin me vete mund ta plotësojë në ndërkohë, edhe ai ka mundur ta plotësojë dokumentacionin. Nuk kisha dasht me fol për këtë rast më shumë”.
Murtezi ka theksuar që: “Ne si komision për shëndetin e të ndjerit bazuar në formularin që e plotëson çdo i ardhur nga jashtë vendit në Kosovë, nuk ka pasë asnjë simptomë që ka deklaruar që nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë nuk ka pasë dokumentacion”.
“Më lejoni të ju jap një informatë me rëndësi, nga 1162 raste sa janë karantinuar vetëm 154 prej tyre janë liruar. Nuk ka pasë të bëjë asgjë me turmat ose librezat partiake siç është folur në media”.
“Profesionistët shëndetësorë të të gjitha fushave që punojnë këtu edhe vullnetarë e bëjnë punën e vet në mënyrë profesionale. Anjë i karantinuar nuk është liruar pa e pasë dokumentacionin përkatës, bazuar në pesë pikat përmes të cilave u lejohet të lirohen”.
“ Nuk kemi parë asnjë rast dhe kemi marrë përgjigjen prej doktor Valdetit, që të gjithë e kanë pasë dokumentacionin e plotësuar, dëshmitë për sëmundjet e tyre dhe asnjëherë me dokumentacion të rrejshëm”.